PD, vetëm 16 kandidatë në zgjedhje! Shumica e kandidatëve nuk kanë një profil politik…

Pak ditë më parë Enkelejd Alibeaj ishte i paqartë se sa kandidatë kishte në garën për zgjedhjet lokale.

Por, misteri i listës së PD zyrtare mori fund sapo emrat e te gjithë kandidatëve u morën nën administrim nga  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që i ndihmojë  drejtuesin e komanduar demokrat të qartësojë mendimet. Nën siglën e Partisë Demokratike në fletën e votimit do garojnë vetëm 16 kandidat.

Megjithëse bëri një betejë të gjatë për logon dhe vulën e partisë Enkelejd Alibeaj tregoi se nuk ishte gati për “luftë”, pasi dështoi të nxjerrë 61 kandidat duke iu  shmangur  betejës në  45  Bashki. Ndryshe nga rivalët, lista e PD zyrtare  karakterizohet nga emra të pa sprovuar  më parë në përballje elektorale ndërsa profili i kandidatëve të PD nuk është politik.

Në bastionet e veriut Shkodër dhe Kukës PD zyrtare  nuk ka kandidat  duke i lënë terren të lirë Berishës dhe Metës. Garë interesante brenda llojit  mesa duket do prodhojë vetëm Bashkia e Vaut të Dejës, ku përballë ish-deputetit Zef Hila që kërkon votat nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, PD zyrtare ka surprizuar me një kandidate zonjë, Klomentina Drini.

Në Durrës dhe Elbasan, Alibeaj vendosi të mos i bëhet pengesë Berishës, ndërsa Tirana nuk është surprizë tashmë, Roland Bejko sfidon të majtë e të djathtë nën logon zyrtare. Në Bashkinë Mallakastër  Agron Kapllanaj kërkon një shans të ri si kryebashkiak.

 16 bashkitë ku kandidon Alibeaj:

Bashkia Vau-Dejës                                Klomentina Drini

Bashkia Dibër                                        Naim Gazidede

Bashkia Mirditë                                     Mark Ruci

Bashkia Kamëz                                      Bilbil Bajraktari

Bashkia Tiranë                                       Roland Bejko

Bashkia Dimal                                        Dritan Sula

Bashkia Kucovë                                     Ilirjan Koxhaj

Bashkia Fier                                            Eriselda  Zotaj Celaj

Bashkia Polican                                      Florjan Qama

Bashkia Mallakastër                              Agron Kapllanaj

Bashkia Patos                                          Pranvera Rizaj

Bashkia Gjirokastër                               Shemsho Lamaj

Bashkia Këlcyrë                                   Adriatik Spahiu

Bashkia Tepelenë                                  Sokol Guga

Bashkia Finiq                                          Leonidh  Papa

Bashkia Sarandë                                    Skënder Muco