Përgatituni për acar, kulmi i temperaturave të ulëta të hënën, deri në -18 gradë Celsius…

Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.