Pragndeshja Partizani-Vllaznia/ Jonuzi: Fitojmë ndaj të kuqve…

Vllaznia po kalon një moment të mirë, si në paraqitjen e një futbolli të bukur në fushën e lojës, por edhe në marrjen e rezultateve pozitive. Dhe, së bashku me të në “top formë” duket edhe mesfushori Fjoart Jonuzi. Kuksiani që luan për Vllazninë i shënoi një supergol Teutës të dielen e kaluar në “Loro Boriçi”. Në prononcimin ekskluziv dhënë për RTSH Shkodra, për pragndeshjen e radhës, atë  Partizani-Vllaznia, sfidë që luhet të shtunën në “Air Albania” për Javën e 21-të të Kategorisë Superiore, Jonuzi e nis pikërisht me emocionet e golit ndaj durrsakëve.

Në vijim, Jonuzi flet edhe për kundërshtarin, si dhe për besimin që ai ka se Vllaznia do të marrë tre pikë në këtë ndeshje.

Ndërkohë, sa i përket objektivave, Jonuzi thotë se Vllaznia do të vijojë të luftojë në dy fronte, kupë dhe kampionat.

Në pritje të sfidës së ditës së shtunë, Vllaznia ka në dispozicion edhe dy seanca stervitore, të cilat do t’i shërbejnë për marrjen e formës së duhur sportive si dhe fiksimin e formacionit anti-Partizan.