Sekretari amerikan i Shtetit, shpall non grata Sali Berishen dhe familjen e tij…

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë lajmin se ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shpallur i papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Sipas një postimi të tij në Twitter, “Aktet e korrupsionit të ish-presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri.

Unë shpall publikisht Berishën dhe familjarët e tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.