Shfuqizohet gjoba ndaj Veliajt/ Komisioni i Ankesave në KQZ pranon argumentet e mbrojtjes…

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve shfuqizoi gjobën prej 75 mijë lekësh ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Anëtarët pranuan argumentet e përfaqësuesit ligjor të bashkisë, sipas të cilit, të dhënat për aktivitetet që kryen Veliaj, janë raportuar që nga momenti kur KQZ shpalli në faqen e saj aktivitetet e ndaluara për qëllime propagande.

Një javë më parë, pas ankesës së bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, KQZ arsyetoi se bashkia nuk kishte raportuar për dhënien e disa çelësave për shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit.