Shkodër/ Besimtarët Muslimanë falin Kurban Bajramin në shesh…

Nga falja e namazit të Kurban Bajramit, zv/myftiu i Shkodrës, Arben Halluni, u ndal tek disa prej gjërave të ndaluara të fesë islame, siç janë gjakmarrja dhe kamata.

Ai tha se si pasojë e anashkalimit të mësimeve islame dëgjojmë në Shkodër për probleme me kamatën dhe fajden, që përfundojnë me epilog tragjik. Një thirrje e kishte edhe për drejtuesit e vendit që të vendosin drejtësi sociale.

Besimtarët muslimanë në qytetin e Shkodrës e falën këtë të shtunë namazin e Kurban Bajramit në sheshin pranë xhamisë “Ebu Bekër”.