Socialistët propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor, shoferët e rinj nuk duhet të kalojnë shpejtësinë 80 km/h

Socialistët propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor lidhur me pajisjen me leje për drejtimin e automjeteve.

Në nismën ligjore të depozituar në Kuvend propozohet që personat deri në moshën 70-vjeçare mund të drejtojnë automjete për transportin e mallrave dhe njerëzit, duke e rritur në këtë mënyrë kufirit e moshës me 5 vjet.

Kushti i vetëm për drejtuesit është paraqitja e një dëshmie mjekësore të veçantë për kërkesat fizike dhe psikike.

Ndryshime të tjera të propozuara lidhen dhe me drejtuesit e rinj të automjeteve të cilët brenda 3 viteve pas marrjes së lejes së drejtimit A dhe B nuk duhet të lejohen të tejkalojnë shpejtësinë prej 80 km/orë në autostrada dhe 70 km/orë në rrugët interurbane kryesore.