Udhëheq PS-në në Shkodër, Bilali rrëfen takimin me Ramën: Kam besim…

Edona Bilali do të jetë në krye të listës së PS-së në qarkun e Shkodrës. Emri ishte surprizë. Por si e priti vetë protagonistja? Në një bisedë për Abcnews.al, udhëheqësja e listës së socialistëve në Shkodër tregon se dje Edi Rama e ka thirrur në takim por konfirmimin dhe prezantimin që kryeministri i bëri e ka parë nga TV.

“Po e ndiqja me familjarët prezantimin që më bëri kryeministri, e pashë nga televizori. Nuk jam njeri politik, nuk vij nga radhët e partisë socialiste vij nga bota e biznesit dhe ajo akademike. Po ndodh cdo gjë shumë shpejt. Me kryeministrin jemi takuar dje ku ndamë vizionin e përbashkët për Shkodrën. Unë kam besim tek kryeministri që do ta transformojë Shkodrën. ‘Nëse ka dikush që e bën, ai është Edi Rama’. Duke qenë njeri që ka punuar fort në profesionin tim, vlerësimi që mu dha shpresoj që të motivojë edhe të rinj të tjerë’ tha ajo për Abcnews.al.

Edona Bilali është e përfshirë prej vitesh në projekte me donatorët, në mbështetje dhe nxitje të krijimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të start-up. Pedagoge për vite me radhë në Fakultetin e Ekonomisë dhe aktualisht doktorante në Austri për Marrëdhënie Ekonomike, Ndërkombëtare dhe Menaxhim./ db/ Abcnews.al