VIDEO/ “Future Albania”, Bardh Spahia prezanton projektin për të rinjtë…

“Fushata elektorale nuk më ka penguar të çoj përpara projektin për të rinjtë “Future Albania”, të shoqatës “Ali Spahia”. Është kënaqësi e jashtëzakonshme që pata mundësinë ta promovoj këtë projekt në eventin më të madh dixhital në Itali, “Milano Digital Week”.

Të rinjtë janë e ardhmja, prandaj çdo ide e tyre për zhvillimin e vendit duhet të shpërblehet.

Gjatë prezantimit të “Future Albania” në “Milano Digital Week”, theksova mbështetjen për të rinjtë, pasi kam bindjen se janë ata aktorët kryesorë që afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Është në nderin tim dhe të familjes që “Future Albania” është një nga projektet kyç për shoqatën “Ali Spahia”.  Gjithçka për të rinjtë dhe zhvillimin e vendit.

www.futurealbania.org priten ide nga të rinjtë novatorë për fushën e Shëndetësisë dhe Arsimit, nga dt 1 Prill-30 Maj.  Në faqe janë të gjitha detajet që ju duhen”, shprehet Spahia.

https://youtu.be/mvxq_VlmXpg