VIDEO/ Kandidati Benet Beci tryezë me Ekspertë, operatorë dhe sipërmarrës në fushën e turizmit…

Kandidati për deputet I PS për qarkun Shkodër, Benet Beci gjatë turit të tij të takimeve është njohur nga afër me problematikat e turizmit në Shkodër.
Ekspertë,operatorë dhe sipërmarrës ne fushën e turizmit shprehën disa prej shqetësimeve kryesore por edhe propozuan strategji në mënyrë që turistët të zgjedhin Shkodrën si destinacion të pushimeve të tyre.

Kandidati Beci si njeri me eksperiencë në fushën e turizmit thekson lidhjen e ngushtë që duhet të ketë zhvillimi I turizmit me atë të infrastrukturës. Pa dallime politike ai fton pjesëmarrësit të kontribuojnë me idetë dhe potencialin e tyre,për një të mirë të përbashkët, për qytetin e Shkodrës.

Ky takim vjen si një hap I parë dhe konkret në favor të zhvillimit turistik në Shkodër, I cili më pas, sipas kandidatit Beci do I lërë vendin një plan pune te ardhshëm me prioritete për Shkodrën.