VIDEO/ Panik në urbanin e Shkodrës, vdes gjatë udhëtimit një grua…

Një grua ka humbur jetën teksa qenë në urbanin e Shkodrës, ndërsa ngjarja ka tronditur të gjithë udhëtarët e pranishëm.

Mësohet se gruaja ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që e gjithë situata është ndjekur nga udhëtarët e tjerë që ishin në mjet.

Gruaja ka qenë rreth të 60-tave dhe po udhëtonte në linjën e autobusit  Fermentim-Bahçallëk.

Në vendin e ngjarjes pritet mbërritja e makinës së morgut, por edhe ekspertëve, edhe pse deri më tani dyshimet janë se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale./Faxnews/