VIDEO / Publikohet spoti i emisionit të Grida Dumës te Top Channel: Shqipëria e vonuar nga paktet e errëta…

Publikohet spoti i emisionit “Top Story” që tashmë do të drejtohet nga ish-deputetja demokrate Grida Duma në Top Channel.

Emisioni do të transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në orën 21:00, në formatin “hard talk” ku premton se do të thuhen të vërteta, por edhe për atë që ish-deputetja tashmë gazetare thotë se është “krijimi i një mendësie të re që është dhe nuk po i jepet zë”.

“Të njëjtat dërr-derre politike që të gjithë e dinë që janë hipokrite, pyetjet e mëdha. Të lësh gjërat e vetes të lësh, të tutë, për të ndërtuar veten diku tjetër atje. Të harrosh çke kaluar për të shpejtuar atë që duhet të ndërtosh. Sepse Shqipëria nuk është e harruar, Shqipëria është e vonuar. E vonuar për shkak të pakteve të errëta. Ne në fakt jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen, jo për të rikujtuar. Jemi këtu për të ndërtuar një mendësi të re që është dhe nuk po i jepet zë. ON TOP njerëzit duhet të mendojnë dhe të veprojnë për të ardhmen e tyre”, thotë Duma gjatë spotit të publikuar në mediat sociale.

VIDEO: