VIDEO/ Suksesi i 8-vjeçarit shkodran Henri Troshani në Ballkaniadën e Shahut/ Flasin trajneri Leka dhe fituesi i medaljes së artë kampioni Troshani…

Viti 2022 për shahistin e talentuar shkodran, Henri Troshani, ka qënë shumë i suksesshëm. Në harkun kohor të tre muajve, 8 vjeçari Troshani ka arritur të fitojë dy trofe të rëndësishëm europian dhe ballkanik, që të dy të zhvilluar në Cetinje të Malit të Zi.

Në prononcimin e dhënë për RTSH Shkodra, trajneri Bernard Leka, flet për vlerat e sportistit të tij Henri Troshani.I kënaqur për sukseset e arritur në garat e njëpasnjëshme ku ai fitoi medaljet e arta, shprehet edhe vetë kampioni Henri Troshani.

Pas përfundimit të garave të Cetinjes, kampioni shkodran Henri Troshani dhe trajneri i tij personal, Bernard Leka, kanë nisur menjëherë nga përgatitjet, pasi në fillim të nëntorit zhvillohet në Turqi Kampionati Europian i moshave, për të cilin objektivat janë përsëri për medalje.