VIDEO/ Unike nga tifozët e Vllaznisë për finalen e Kupës, drejt “Air Albania” me biçikleta…

Vllaznia dhe Laçi luajnë sot finalen e Kupës së Shqipërisë. Në “Air Albania” sfida merr jetë në 19:00, teksa të shumtë janë ultrasit e dy skuadrave që janë nisur drejt kryeqytetit.

Nga Shkodra, një grup tifozësh janë nisur me biçikleta për këtë duel. 94 kilometra do përshkruhen nga çiklistët për të parë Vllazninë në finalen e Kupës, teksa kërkohet trofeu sezonal.

Me këngë dhe mbështetje, këto imazhe na kthejë dekada pas në kohë, atëherë kur tifozët udhëtonin nga qyteti në qytet me biçikleta për të ndjekur skuadrën e zemrës.