VIDEO/ Zef Hila takim me banorët në Shelqet dhe Kaçë…

Me banorët në Shelqet dhe Kaçë të cilët janë mbështetja e përhershme e Partisë Demokratike qe nga viti 1991 diskutuam së bashku për problemet që shqetësojnë këtë komunitet dhe për të gjitha çështjet që sot ata i kanë dhe nuk kanë ku ti adresojnë, sepse administrata aktuale nuk ka vemendjen e duhur per tiu dhene pergjigje banoreve te saj

Vemëndja ime, do të jetë e përqëndruar tek këto banorë, tek shqetesimet e tyre dhe sidomos përsa i perket bujqesisë dhe blegtorisë, sepse janë edhe aktivitetet kryesore ekonomike te familjeve te tyre.

Sipas Programit te PD, do të jepen 100 milion euro subvencione, në mbështetje të fermerëve, nga të cilat do të perfitojnë edhe familjet qe merren me bujqesi dhe blegtori ne zonën tone!
Unë premtoj dhe siguroj se kjo do të bëhet realitet sapo PD të vije në pushtet, dhe ju te gjithe jeni te ndërgjegjshëm për kontributim tim ndër vite për zonen tonë, në zonën tonë dhe mbeshtetjen pa kufi te PD

25 Prilli është dita kur sëbashku do të garantojmë fitoren e madhe të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha.