Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, bashkia Shkodër jep njoftimin…

Bashkia e Shkodrës vazhdon punën për lirimin e hapësirave publike në rrugët, sheshet e trotuaret e qytetit.

Ditën e martë, datë 12 korrik 2022, do të lirohen hapësirat publike në:

  1. Sheshi “Demokracia”
  2. Rruga “Qemal Draçini”
  3. Sheshi “ Rus i Madh”
  4. Rruga “Lëvizja e Postribës”
  5. Rruga “Pogej”
  6. Rruga “Martin Camaj”
  7. Rruga “Europa”

Bashkia Shkodër kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e bisneseve dhe qytetarëve që të lirojnë vullnetarisht hapësirat publike që mund të kenë bllokuar në shkelje të ligjit.

Shkodra është shtëpia jonë e madhe e përbashkët, hapësirat publike janë të të gjithë shkodranëve dhe jemi të vensosur t’ ua kthejmë ato qytetarëve.