Xhamitë do rihapen/ Falja në distancë, por jo fëmijët dhe të moshuarit…

Ky është drafti nga komuniteti mysliman që kërkon hapjen graduale të xhamive ku merret përsipër distanca mes besimtarëve dhe ndalimi në objektin e kultit të fëmijëve nën 12 vjeç, të moshuarve mbi 60 vjeç dhe grave.

Do të lejohet falja vetëm e tre namazeve. Kreu i komunitetit myslyman gjatë një interviste për Top Channel shpjegoi 16 pikat.

Dezinfektimi i xhamive konsiderohet një kusht i plotësuar nga zëvendësmyftiu i Tiranës Gazmend Teqja që tregon se sidoqoftë ndalimi i grave për t’u falur në xhami nuk do zgjasë shumë.