Zef Hila: “Do jem avokati i të rinjve në Vau Dejës”…(Video)

“Do jem avokati i të rinjve në Vau Dejës”. Këto kanë qënë fjalët e kandidatit të PD në Qarkun e Shkodrës Zef Hila gjatë një takimi me të rinjtë e Bashkisë Vau Dejës.

Ai i ka garantuar ato se do të jetë një mbështetje e pakursyer për brezin e ri, për këtë brez plot energji që kërkon ndryshimin dhe do ta sjellë atë me 25 Prill
Kandidati Zef Hila, u shpreh se të rinjtë do të jenë nesër të përfaqësuar në cdo institucion qëndrorë dhe vendorë ndërkohë që sipas tij e ardhmja i përket pikërisht atyre.

Programi për rininë i Partisë Demokratike është garancia e fitores, në këtë betejë e cila do të jetë fitorja e të mirës ndaj të keqes.

Të rinjtë garantuan Zef Hilën për një mbështetje masive në zgjedhjet e 25 Prillit, për fitoren e Partisë Demokratike dhe Kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha.