Zyrtare/ Starti zhgënjyes, shkarkohet trajneri i parë në Superiore…

Renato Arapi nuk është më trajner i Teutës. Ka qenë vetë klubi durrsak, që nëpërmjet një komunikate, ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Arapi.

Starti zhgënjyes i skuadrës durrsake, që në tre javët e para numëron dy barazime dhe një humbje, ka bërë që palët të vendosin për mbylljen e bashkëpunimit.

Drejtuesit tashmë po punojnë për të gjetur një trajner tjetër, i cili do të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Njoftimi i klubit:

Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta dhe trajneri Renato Arapi kanë shkëputur marrëveshjen. Falënderojmë trajnerin Renato Arapi për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen!