BRDARIÇ: VLLAZNIA PËR FITORE EDHE ME KASTRIOTIN

Trajneri Thomas Brdariç ka lënë pas problemet shëndetësore që ka patur ditët e fundit dhe sot ka udhëtuar me ekipin për ndeshjen në transfertë me Kastriotin. Para nisjes ai ka dalë para gazetarëve duke folur për sfidën e rradhës dhe objektivin e skuadrës. Ja si është përgjigjur ai:

Nesër është mundësia jonë që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe kemi shansin të tregojmë një ndeshje të mirë. Duhet të bëjmë një ndryshim në mbrojtje, do të mungojë Adili që do zëvendësohet nga Shehi që është I motivuar.

Kastrioti pa humbje? Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, do jetë një betejë në çdo sekondë dhe duhet të tregojmë forcën tonë në fushë, jo vetëm fizike. Duhet të jemi të zgjuar, të luajmë nga ana psikologjike.

Barazim? Gjithmonë kjo pyetje që do marrë këtë përgjigje. Ne shohim për performancën tonë, kemi shumë për të bërë. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Hyjmë në fushë për të fituar. Shpresoj që të tregojmë më të mirën në fushë, kemi armët tona.

2 miqësore me krutanët të fituara, avantazh? Çdo ndeshje nis nga zero. Koha e përgatitjeve për këtë ndeshje ka qenë e pakët. Nuk është ndeshje miqësore, luajmë për kampionat. Nuk kemi kohë të humbim,të përfitojmë nga eksperienca.

Presion për pikët, e lehtë të mbahet vendi i parë? Kemi 13 pikë që nuk na iI merr njeri, por duhet të grumbullojmë më shumë. Në ekipin e parë, ne kërkojmë maksimumin dhe jam krenar për lojtarët dhe klubin. Do ta shohim në fund ku do jemi, objektivi në çdo ndeshje është maksimumi. Skuadra është e motivuar.

Shpërdorime me Bylis? Sigurish që kemi punuar për të krijuar shanse. Të mbrojmë njëri-tjetrin në sulm dhe mbrojtje. Të shfrytëzojmë mundësitë në çdo ndeshje sepse krijojmë shumë raste. Mos harrojmë mbrojtjen.

Kalendari i ngjeshur, e përballon skuadra? Duhet të kemi vazhdueshmëri për të krijuar shanse. E di që është e vështirë të luash çdo tre ditë, jo vetëm në ndeshje. E shoh edhe në stërvitje sepse s’kemi kus