Dita e dytë e vaksinimit në Shkodër flet Xheni Halili, drejtuese e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor…

Të paktën 300 punonjës të stafit spitalor në Shkodër, Lezhë dhe Pukë kanë marrë vaksinën në dy ditët e para të fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në qytetin e Shkodrës.

Këtë gjë e ka bërë të ditur drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Xheni Halili ndërsa bën të ditur se në këtë fazë të vaksinimit janë përfshirë mjekët e spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë dhe Pukë.

Drejtorja Halili bën të ditur se pas përfundimit të procesit të vaksinimit të stafit spitalor, kategoria e dytë që do vaksinohen janë mjekët e familjes.

Ndërkohë, një pjesë e personelit shëndetësor pasi kanë marrë vaksinën shprehen se kjo është mënyra më e mirë për mbrojtjen e shëndetit nga infektimi me koronavirus.

Fushata e vaksinimit të personelit shëndetësor në spitale do të përfundojë me vaksinimin e të gjithë mjekëve, infermierëve dhe sanitareve që shërbejnë në spitalin rajonal të Shkodrës, në Malësi të Madhe, Pukë dhe Lezhë, për t’I lënë kështu vendin vaksinimit të mjekëve të familjes në këto bashki.