Java kulturore turke/ Dita e sotme solli në Shkodër shkrimtarin turk për fëmijë Yalvaç Ural…

Përgjatë kësaj jave në vendin tone po mbahen aktivitete të ndryshme në kuadër të Javës Kulturore të Turqisë dhe ato më së shumti janë përqëndruar në kryeqytet por edhe në Shkodër.

Dita e sotme solli në mjediset e qendrës kulturore turke në Shkodër, shkrimtarin e librave për fëmijë Yalvaç Ural, ku rrethuar nga fëmijët ai pati mundësi të njihej më nga afër me ta ndërsa mes të tjerash vlerëson faktin që ndodhet për herë të parë në vendin tone dhe ka mundësi të jetë më pranë lexuesve të vegjël nga Shqipëria por edhe Kosova.

Më tej shkrimtari i njohur turk nga Stambolli kërkon të përçojë edhe një mesazh të rëndësishëm mbi realitetin e sotëm të fëmijëve që janë më të dhënë pas teknologjisë sesa librit jo vetëm në realitetin shqiptar por edhe në atë turk. Aktivitetet kulturore në kuadër të javës turke në vendin tone do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim të kësaj jave.