Pas qeverisë, edhe FSHF ‘braktis’ Vllazninë…

Vllaznia braktiset per here te dyte persa i perket anes financiare. Kuqeblute nuk do perfitojne asgje nga shuma financiare qe FSHF ka vendosur te dhuroje per punonjesit ne futboll per shkak te situates se koronavirusit.

Pra, pasi nuk perfitoi nga qeveria, e cila ne fakt nuk ndihmoi asnje klub, tashme shkodranet nuk mund te perfitojne as nga FSHF, qe do ndihmoje disa kategori.

Kjo thuhet qarte ne piken e fundit te kategorive qe perfitojne: “Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.” E kjo vlen per Vllaznine qe administrohet nga Bashkia Shkoder.

Kesisoj, klubi shkodran eshte ne nje hall te madh, pasi nuk dihet kush do tu vije ne ndihme, teksa dy institucione kryesore, Qeveri dhe FSHF e braktisen, nderkohe nga ana tjeter, Bashkia me Keshillin Bashkiak, te dy forcave te ndryshme politike, ‘luajne’ ne distance me njera – tjetren per pagat e lojtareve.