Shkodër/ Një terren i ri sportiv në lagjen “Perash”, Investimi nga fondacioni i modeles shkodrane në SHBA, Angela Martini…

Shkolla 9-vjeçare “Ali Laçej” do të ketë një terren tërësisht të ri sportiv që do të jetë në funksion të nxënësve për zhvillimin e orëve të edukimit fizik, por edhe për komunitetin e zonës në orët e pasdrekës.

Ky investim që i dhurohet Bashkisë Shkodër, vjen nga fondacioni i modeles shkodrane por me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Angela Martini, e cila ka zgjedhur lagjen ku ka jetuar për të dhënë një shembull tejet pozitiv.

Kompleksi sportiv shumëdimensional do të jetë ndër më modernet dhe me sistem ndriçimi për zhvillimin e lojrave edhe në orët e mbrëmjes. Investimi në fjalë do të jetë gati brenda 1 muaji, duke i dhënë kështu shkollës 9 vjecare “Ali Laçej” një tjetër imazh për zhvillimin e sportit tek të rinjtë.

Bashkia Shkodër do të vijojë ndërkohë investimet e saja por edhe përmes donatorëve për përmirësimin e terreneve sportive dhe kushteve në të gjitha institucionet arsimore që ajo ka në varësi.