Super Vllazni ndaj Skënderbeut, e sheh veten të vetme në kryesim…

Java e dytë e Kategorisë Superiore është mbyllur me sfidën mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Vllaznia largohet me trimfuese me shifrat 0-2 nga Korça dhe merr me vete 3 pikët. Premio duket se ka bërë të vetën, teksa lojtarët presin milionat e premtuar në Shkodër për “kokën” e Skënderbeut.

Gjithçka është vendosur në 45 minutat e para të takimit. Ishte sërish Dilaver ai që gjeti golin për kuqeblutë, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 33-të. Më pas Da Silva dyfishon shifrat dhe vulos rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Vllaznia është kthyer në shinat e duhura këtë sezon, teksa bind me 3 fitore në po aq takime të zhvilluara në këtë sezon, ku 2 janë arritur në kampionat dhe një fitore me goleadë është siguruar në Kupën e Shqipërisë.