Temperaturat nën zero, Ujësjellës-Kanalizime Shkodër njoftim të rëndësishëm për abonentët

NJOFTIM

Shoqëria Ujësjellës – Kanalizime Shkodër, nisur nga parashikimet e motit për ditët në vijim, kjo bazuar nga parashikimet e Institutit të Gjeo-Shkencës dhe Shërbimit Meterologjik Ushtarak, në vendin tonë do të mbizotërojë temperatura nën zero.

Banorët e bashkisë Shkodër, të marrin masa për mbulimin e të gjitha pajisjeve të furnizmit me ujë (tubacionet, matësit e ujit, pompat, saraçineskat) që janë në kontakt me atmosferen.

Këshillojmë të gjitë banorët, për mos përdorimin e çisternave (depozitave) në ditët me ngricë.

Në asnjë rast, nuk lejohet prekja e matësve të ujit nga vetë konsumatorët, pavarësisht problemeve që mund të shfaqen. Subjektet duhet të paraqiten menjëhërë pranë zyrës së marrëdhoieve më klientin të shoqërisë, në qender të qytetit.

Shoqëria Ujësjellës – Kanalizme Shkodër sh.a dhe Bashkia Shkodër, shprehin angazhimin maksimal për përballimin e kësaj situate.