Trafiku i rënduar, bashkia Shkodër kufizon parkimin e automjeteve në rrugën “Mbreti Gent”…

Të nderuar bashkëqytetarë!

Duke pare fluksin e madh të lëvizjes së mjeteve, kryesisht gjatë sezonit të verës, me qëllim lehtësimin e qarkullimit, duke filluar nga dita e hënë 03.07.2023 deri 01.09.2023, Rruga “Mbreti Gent (Sheshi Balshaj-Rrethrrotullimi Bay pass) do të jetë me orar të kufizuar qëndrimi.

Ndalohet qëndrimi nga ora 08.00-20.00.
Periudha e lejimit të qëndrimit do të jetë në shërbim të banorëve të zonës, që të kenë mundësi parkimi gjatë natës dhe bizneseve për furnizimin me produktet e nevojshme gjatë natës dhe herët në mëngjes.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!