Bardh Spahia: Stafi i autoambulancave transporton pacient të prekur nga COVID-19 pa veshjet mbrojtëse

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka denoncuar transportimin e një pacienti të prekur me koronavirus nga stafi i ambulancave.

Spahia përmes një postimi bnë profilin e tij në Facebook thekson se gjatë transportimit të një pacienti të sëmurë stafi mjeksor ka qenë pa veshje mbrojtëse.

Në videon e postuar në postimin e tij, ish deputeti demokrat shkruan se veshjet mbrojtëse janë të pamjaftueshme për stafin mjekësorë, gjë të cilën e konsideron “papërgjegjshmëri kriminale”.

Postimi i plotë:

Papergjegjshmeri kriminale,

Fatkeqësisht ky është REALITETI edhe tek INFEKTIVI, qendra kyçe e trajtimit mjekesor për të infektuarit me coronavirus. Stafi i autoambulancave po transporton një pacient të prekur nga COVID-19 pa veshjet mbrojtëse. Siç u denoncua një ditë me parë nga mjeku i urgjences, Ilir Allkja, ende mungojnë ose janë të pamjaftueshme mjetet mbrojtese për ta! Kur do ta kuptoje Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu qe pajisjet mbrojtese nuk mbrojne vetem stafet mjekesore, por pengojne edhe perhapjen e virusit tek qytetaret e tjere?!

Kjo është papergjegjshmëri kriminale!!!!

https://www.facebook.com/100009522289777/videos/2559999560994095/