Benet Beci e çel diten nga Shiroka dhe fton këdo që ka ndonjë pyetje që t’u përgjigjet…

Mirëmëngjes!
Hapa rrjetet sociale sot në mëngjes…dua të falenderoj secilin prej jush që gjen kohë për të më ndjekur e për të më mbështetur!

Por kam dhe një kërkesë..vite më parë në fushata, viheshin postera gjithandej, duke ndotur fasada e duke bërë pis imazhin e një qyteti..

Tani kohët kanë ndryshuar, fatmirësisht nuk ndotim më mjedisin, por po ndotim pafund “muret” e profileve në rrjete sociale. Përveçse e pakuptimtë, kjo “luftë” për të ngritur ekipe njerëzish me profile fallco që baltosin pa logjikë, pa etikë, pa edukatë, më duket një shpenzim i pafund energjish, që po ta kanalizonim në një tjetër drejtim do të mund të bënim punë shumë të mira.

Ndaj ftesa ime është e hapur dhe e qartë: do t’i përgjigjem kujdo që pyet e ngre çështje që i vlejnë qytetit, por nuk do t’i lë askujt hapësirën për të hedhur baltë mbi askënd të përfshirë në këtë garë për qytetin.

Jeta është shumë e shkurtër për me pasë kaq mllef, e Shkodra është shumë e bukur për mos me dalë me e pa sa herë gjejmë kohë.
Ditë të mbarë për të gjithë!