Beqaj takim në Muriqan të Njësisë Ana e Malit: Po përfundon investimi për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike pa vënë dorë prej 50 vitesh…

Në Muriqan të Njësisë Ana e Malit.

Po përfundon investimi për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike pa vënë dorë prej 50 vjetësh. Së shpejti do të fillojë edhe ujësjellësi.

Bizneset e vogla janë të kënaqura nga ZERO taksa tatim fitimi dhe përjashtimi nga TVSH.

Në zonë ka gra dhe vajza që punojnë në industrinë e manifakturës. Rritja e pagës minimale në 400 mijë lek në muaj dhe përjashtimi nga taksa mbi të ardhurat deri në 400 mijë lek në muaj është një ndihmë e vlefshme për buxhetet familjare.

Problem shqetësues mbetet regjistrimi i pronësisë së tokës, por më së fundmi baza ligjore është miratuar. Gjithashtu ka banorë që vazhdojnë paguajnë taksë mbi tokën bujqësore në bazë të sipërfaqes së vitit 1991, ndërkohë që një pjesë e tokës është marë nga ujrat e lumit.