I gjithë vendi në karantinë, kryeministri Conte shpall zonë të kuqe të gjithë Italinë

Kryeministri Italian Guissepe Conte shpalli zonë të kuqe të gjithë Italinë. Conte ndodhet aktualisht në një konferencë për median.

Të gjitha masat do të ndërmerren në të gjithë Italinë, ndërkohë të gjitha shkollat do te qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill.

“Nuk do të ketë vetëm një zonë të kuqe, – u tha Conte gazetarëve. – Do të jetë e gjithë Italia si zonë e mbrojtur”, – tha ai. Kufizimet do të hyjnë në fuqi ditën e martë.

Italia regjistroi 1 807 raste më shumë të prekur nga coronavirusi që nga e hëna në mbrëmje, me një total kombëtar prej 9 172 rastesh.

“Kërcënimi se COVID-19 po kthehet në një pandemi është tashmë shumë i vërtetë, por bota nuk është në mëshirën e virusit”, – tha të hënën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).