Koronavirusi/ Bashkia Shkodër jep njoftim të rëndësishëm…

Bashkia e Shkodrës, në kuadër të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga shfaqja e rasteve të para nga koronavirusi në Shqipëri, në mbështetje të urdhrave nga dikasteret qendrore, bën me dije se:

1. Duke filluar nga dita e sotme, pezullohet mësimi dhe çdo aktivitet:

– Në institucione publike dhe jo publike të tila si: aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca, tubime dhe takime me pjesëmarrje masive në vende të mbyllura apo të hapura, p.sh. koncerte, tubime dhe dëgjesa publike.

– Në shkolla, kopshte dhe çerdhe dhe qendra në territorin e Bashkisë së Shkodrës, deri në një njoftim të dytë.

2. Stafet e këtyre institucioneve, do të vazhdojnë të paraqiten në detyrë, duke patur si prioritet monitorimin e situatës dhe mbikëqyrjen e higjenës dhe pastërtisë së ambjenteve, në zbatim të orientimeve të OBSH-së.

3. Duke nisur nga dita e nesërme, do të vijojë dizinfektimi i të gjitha institucioneve publike, shkolla, kopshte e çerdhe, qendra në territorin e Bashkisë Shkodër.

4. Banorët në territor, udhëzohen të zbatojnë të gjitha urdhërat e protokollet publike tashmë të institucioneve vendase e të huaja, për përballimin me sa më pak pasoja të situatës, duke shmangur panikun dhe ruajtur qetësinë.

Bashkia e Shkodrës do të jetë në shërbim të banorëve në territor për t’i orientuar për çdo nevojë që ata mund të kenë.