Takim me grupseksionin 1/2, Ulqinaku: “E nesërmja është pa Edi Ramën”…!

Status në rrjetin social Facebook i kandidates së PD Izmira Ulqinaku:

E nesërmja është pa Edi Ramën…!

Takimi i radhës ishte me grupseksionin 1/2, një ndër strukturat më aktive ku rezultatet kanë qenë përherë në rritje.
Ndamë me njëri-tjetrin problematikat e thella me të cilat jemi përballur këto 8 vite. Gjithashtu ndamë vizionin e Partisë Demokratike dhe të kryetarit Basha për qeverisjen e nesërme.
Tek gjithsecili ndihet nevoja për ndryshim dhe ne jemi të vendosur ta sjellim këtë ndryshim për të gjithë qytetarët.
✅ E nesërmja është më e sigurte, e nesërmja është pa Edi Ramën dhe oligarkët e tij!

✅ Të bindur për fitoren e thellë dhe të padiskutueshme të Partisë Demokratike me 25 prill, sepse me ne Shkodra fiton.
Shqipëria fiton! ✌🏻✌🏻